Tomini sqaron vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim

schedule08:29 - 15 Korrik, 2020

schedule 08:29 - 15 Korrik, 2020

Eugena Tomini, shefe e Survejancës e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në IShP sqaroi vendimin e marrë për të bërë me detyrim vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, si një masë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID- 19.

Në një lidhje live me emisionin e mëngjesit në Abc News, Tomini tha se përdorimi i maskës në ambientet e mbyllura do të përcaktohet sipas sipërfaqeve të përcaktuara të distancimit fizik dhe respektimit të kësaj hapësire.

Të gjithë ambientet e mbyllura që nuk kanë hapësirë  me përqindjet përkatësisht sipas subjekteve që ata zotërojnë sigurisht që do të jetë një element vendimtar për mbajtjen e maskës brenda ambienteve. Gjithë insituticionet publike, dhe jo publike që operojnë me hapësira të mbyllura dhe që nuk kanë hapësirën e duhur për t’u përcaktuar sipas niveleve të sigurisë si ambientet e hapura, detyrimisht do të mbajnë të gjithë maskën pavarësisht nëse do të kenë sipërfaqe të përcaktuara mirë përsa i përket edhe distancimit fizik. Një ambient i mbyllur pavarësisht lehtësimit të një sipërfaqeje për distancimin fizik nuk mund të lejojë që të mos mbahet maska. Brenda çdo ambienti të tillë maska do të jetë detyrim.”, tha Tomini.

Përsa i përket mbajtjes së maskave në ambientet e shtëpisë, Tomini tha se është e domosdoshme përdorimi i saj në rast se bëhet fjalë për raste të dyshuara me koronavirus deri në periudhën e përfundimit të karantinimit.

“Në ambientin e shtëpisë duhet mbajtur një maskë për personat që janë në vetëizolim, që kanë shenjat minimale, mesatare dhe monitorohen nga strukturat përgjegjëse dhe një person që i shërben një tjetri që është me shenjua të dyshuara dhe është i vetëizoluar në shtëpi, sigurisht personi dueht të mbajë patjetër maskën për të gjithë periudhën e karantinimit apo 21 ditë për të cilin ai negativizohet.“, tha Tomini. /abcnews.al/