Faqja zyrtare e UEFA-s ka reaguar pas vendimit të dhënë nga CAS për Manchester Cityn. Klubi anglez nuk u dënua me dy vite pezullim nga kompeticionet europiane, por ia hodhi me një gjobë prej 10 milion eurosh. UEFA, ka dalë totalisht nga ky vendim, duke ia kaluar topin vetëm Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).
“UEFA merr parasysh vendimin e marrë nga CAS për ta ulur dënimin ndaj Manchester City nga Komiteti i Pavarur i Kontrollit Financiar të Klubeve, për shkelje të pretenduara të rregullave të licencimit të klubit dhe rregullave të “Fair-Play” financiar.
UEFA vëren se grupi i ekspertëve të CAS konsideroi se nuk kishte mjaft prova për të konfirmuar të gjitha gjetjet e CFCB në këtë rast të veçantë. Po ashtu, shumë prej veprave të pretenduara kishin skaduar për shkak të periudhës 5-vjeçare, të parashikuar në rregulloret përkatëse.
Vitet e fundit, “Fair-Play” financiar ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve dhe qëndrueshmërinë e tyre financiare. UEFA dhe ECA mbesin të përkushtuara ndaj këtyre parimeve. UEFA nuk do të komentojë më tej mbi këtë çështje”./abcnews.al
UEFA takes note of the decision taken by the Court of Arbitration for Sport to reduce the sanction imposed on Manchester City FC…
— UEFA (@UEFA) July 13, 2020