Një sipërfaqe e madhe në Kodrat e Levanit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në vendin e quajtur Kodra e Levanit, në një sipërfaqe ullishteje, në rrugën Fier-Levan.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Fierit, të cilët po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.
Zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit dhe erës, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit./abcnews.al