Xamax nuk është kot në vendin e fundit në kampionatin zviceran. Skuadra e sulmuesit shqiptar, Taulant Seferi, u mposht në ndeshjen e fundit nga Thun, para dy ditësh me rezultatin 3-0.
Një humbje ndaj një rivali direkt dhe që tregon edhe problemet fizike që futbollistët kanë, sidomos mbrojtësit e Xamax. Një video në minutat shtesë ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Urs Schnyder, arbitri që ka gjykuar nëntorin e shkuar edhe Shqipërinë U19 kundër Islandës, tregoi formën e mirë fizike, duke vrapuar shumë më shpejt se mbrojtësit e Xamax, të cilët me siguri janë ndjerë të turpëruar pasi kanë parë këtë video. /abcnews.al