“Donin të më çonin në shtrat që të firmosja”, akuzon ish-basketbollistja serbe

schedule11:18 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:18 - 14 Korrik, 2020

Milica Dabovic, kampione Europe me Serbinë në vitin 2015, ka qenë një nga basketbollistet më të bukura. Tashmë 38 vjeçe, ajo ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur përgjatë karrierës së saj, në momentet e nënshkrimit të kontratave.

Ajo nuk zbulon detaje, në lidhje me klubin apo personat që kishin tentuar të përfitonin prej saj. “Kur kontrata më skadoi, mora një ofertë të papërshtatshme nga shefat. Më kërkuan marrëdhënie intime para se të vazhdonim bashkëpunimin.

Unë nuk u përfshiva në diçka të tillë dhe kështu që mund ta shikoj veten në pasqyrë me krenar. Nuk isha një vajzë që firmosja kontratat përmes shtratit”, tregon Dabovic, i cili ishte pjesë e kombëtares serbe të basketbollit dhe fitoi edhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpolike Rio 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!