Reperi i njohur flet për depresionin: E ktheva dhimbjen time në art

schedule09:09 - 14 Korrik, 2020

schedule 09:09 - 14 Korrik, 2020

Reperi i famshëm amerikan, Kid Cudi ka folur së fundmi për problemet dhe betejën që ka kaluar me shëndetin mendor. Reperi, i cili kaloi një periudhë të vështirë në vitin 2016, pranoi se depresioni e ka bërë atë që ta vlerësojë më shumë jetën e tij.

36-vjeçari tregoi se si ai arriti ta përdorte këtë betejë për të krijuar art. “Duhet të dini se mund ta kthejmë dhimbjen në diçka. Unë e kthej dhimbjen time në muzikë. Muzika ime më bëri ndryshe. Dhe ndryshimi im është fuqia ime “, tha ai.

Duke folur se si muzika e ndihmoi atë të përballojë depresionin, reperi amerikan pranoi se më parë kishte patur turp të fliste për problemet e shëndetit mendor. “Unë i mbajta të fshehta problemet e mia … edhe nga miqtë e mi.”, tha ai.

Pak ditë më parë reperi publikoi projektin më të fundit që titullohet “The Adventures of Moon Man & Slim Shady”, një bashkëpunim me Eminem. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!