Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qenë tepër aktiv gjatë kohës së epidemisë në vend duke dhënë këshilla të domosdoshme sipas studimeve më të fundit që realizohen në vende të ndryshme të botës të cilat punojnë dhe studjojnë cdo ditë sjelljet e Covid-19.
Pas qarkullimit të lajmit se Covid-19 përhapet edhe nga ajri, këtë mëngjes epidemiologu shkruan se studiuesit e Universitetit të Harvardit kanë publikuar së fundmi një përmbledhje të evidencave dhe terive mbi mënyrën se si përhapet virusi i ri.
Sipas tij këta studiues kanë ardhur në përfundimin se SARS-Cov-2 duket i papajtueshëm me transmetimin nga ajri e si e tillë mjafton vetëm të mbahen parasysh rregullat e thjeshta që tashmë janë bërë të ditura;
- Distance fizike (2 metra)
- Higjiene e duarve
- Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.
- Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.
“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”
Cit. Zig Ziglar
Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!
Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).
Perfundimet e tyre te perkthyera jane:
“…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.
Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”
“…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.
Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”
Pra, vazhdojme me 3 rregullat baze:
- Distance fizike (2 metra)
- Higjiene e duarve
- Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.
Shtojme rregullin 4 te sugjeruar nga dr. Skënder Brataj
- Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme”./abcnews.al