Kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon një vizitë në Itali, ku është pritur në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Rajonit Veneto, z. Luca Zaia.
Luca Zaia në vitin 1993 u zgjodh në listat e Lega Nord-Liga Veneta, këshilltar i qytetit Godena di Sant’Urbano (në provincën e Trevisos). Në vitin 1995 iu bashkua këshillit provincial të Trevisos, duke mbajtur postin e këshilltarit për bujqësi. Nga qershori 1998 në prillit 2005 ai ka qenë President i Provincës së Trevisos, duke rezultuar në momentin e emërimit në moshën 30 vjeçare, Presidenti më i ri i Provincës së Italisë. Në mars të vitit 2015, Këshilli Federal i Lega Nord votoi në favor të riemërimit të tij për presidencën e Rajonit Veneto në zgjedhjet rajonale të vitit 2015.
Presidenti i Venetos është një nga më popullorët në Itali, madje mjaft i dashur edhe për shqiptarët. Ai ka një histori fantastike ku në vitin 2006 ka shpëtuar një shqiptar që rrezikonte të vdiste nga zjarri.
Teksa u përshi në një aksident me makinë, shqiptari u bllokua në makinën e tij, ndërkohë që depozita po rridhte karburant. Por ndërhyrja e menjëhershme e Luca Zaias, bëri që ai të shpëtonte. Zaia do të ndihmonte për shuarjen e flakëve si dhe për shkëputjen e telave të baterisë nga makina.
“Ishte një punëtor shqiptar – do të shprehej Zaia në atë kohë,- duke pasur parasysh ato flakë, mendoja se mund të përfundonte shumë më keq”. /abcnews.al