Bylisi-Tirana po hetohet për trukim, zyrtari i bardhebluve tregon gabimin

schedule23:37 - 13 Korrik, 2020

schedule 23:37 - 13 Korrik, 2020

Bylisi-Tirana mori vëmendjen e të gjithë sportdashësve dhe jo vetëm. Një takim që hetohet për trukim dhe Komisioni i Etikës e ka nisur. Të enjten zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësues të Bylisit, presidenti, trajneri dhe dy futbollistë folën para komisionit.

Arbi Laçi, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, dha shpjegimin e tij për atë dështim të Tiranës në Ballsh. Sigurisht, është e pritshme që përgjigja e tij të lidhet me aspektin sportiv.

“Nuk marr përsipër të bëj as autokritikë, as avokat, as asgjë tjetër. Nuk e menaxhuam mirë nga ana sportive, lamë katër lojtarë titullarë pushim, neglizhuam pasi shënuam dhe humbëm 2-1. Kupa është një tjetër objektiv për ne, siç është kampionati, siç është dhe Muçi”. /abcnews.al