Këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 88 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën nga Covid 19.
Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja me koronavirus janë konfirmuar në: Shkup-30, Kumanovë-8, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-3, Strugë-11, Veles-1, Manastir-1, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-8.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 123 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkup-70, Shtip-6, Prilep-4, Tetovë-31, Veles-3, Koçan-2, Probishtip-1, Kërçovë-1, Resnje-4, Negotinë-1 .
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 8 197 persona./abcnews.al

