Tronditet klubi i 6 shqiptarëve: 9 raste pozitive, infektohet edhe presidenti

schedule12:39 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:39 - 13 Korrik, 2020

Te Zurich aktivizohen disa futbollistë shqiptarë si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu (të tre pjesë e Kosovës), Toni Domgjoni, Lavdim Zumberi dhe Shpëtim Sulejmani. Skuadra zviceranë është goditur rëndë nga koronavirusi.

Mirlind Kryeziu ishte lojtari i parë që rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e premte, teksa janë regjistruar raste të reja. Gjashtë janë futbollistë, teksa edhe presidenti i klubit Ancillo Canepa është infektuar nga virusi i frikshëm. Një situatë e tillë rrezikon vijimin e Super Ligës helvete, teksa nëntë të prekurit me koronavirus të Zurich kanë nisur karantinën.

Kampionati duhet të ndërpritet menjëherë. Shtyrja e ndeshjeve Zurich-Sion dhe Basel-Zurich, krijon probleme të pakapërcyeshme. E lamë Kupën e Zvicrës për në gusht, pasi nuk përballohet në aspektin mjekësorë të luhet çdo dy ditë.

 

Ancillo Canepa, presidenti i Zurich

Si do t’ia bëjmë për të rikuperuar ndeshjet e shtyera? UEFA kërkon që kampionatet të mbarojnë deri në datë 3 gusht, Baseli luan në Europa League në 5 gusht, kështu që mbyllja e kampionatit është zgjidhja e vetme“, deklaron Christian Constantin, presidenti i Sion për Blick.

Një koment rreth situatës së vështirë ka bërë edhe presidenti i Zurich. “Mirlind Kryeziu ka pasur një sjellë shembullore, të përgjegjshme dhe prej profesionisti. Sapo i janë shfaqur simptomat, ai i është nënshtruar tamponit.

Për shkak të viralitetit të lartë të virusit të koronës, gjithmonë ekziston një rrezik i caktuar i mbetjes së infeksionit. Nuk është provuar se Mirlindi ishte i pari futbollist i joni që u prek nga koronavirusi“, deklaron Ancillo Canepa.  /abcnews.al