Dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli lë në burg Adjola Lakrën

schedule12:20 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:20 - 13 Korrik, 2020

Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Adiola Lakrën. Kjo e fundit dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirë-organizuar.

Në dëshminë e dhënë më herët, Lakra është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

Po ashtu, Lakra tregoi se Sebastiani, me Instagramin e saj i ka bërë ftesë Hekuran Billës.

Gjithashtu 26-vjeçarja i tregoi grupit të hetimit të gjitha vendet ku ka shkuar me Sebastian Malin gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë, duke ndihmuar grupin e hetimit për të gjetur prova të reja që vërtetojnë përfshirjen e Malit dhe Viktor Markut.

Kujtojmë këtu se Lakra dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës pasi do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit. /abcnews.al/