Një makinë ka shpërthyer në qytetin e Patosit dhe policia dyshon se i është vendosur tritol. Sipas njoftimit për shtyp, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” dhe makina tip “Nissan” është e banores E.A. Në të njëjtin njoftim, policia thotë se dyshohet se në pjesën e parme të makinës është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Ekspertët po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit./abcnews.al
Shpërthen makina, dyshohet se i është vendosur eksploziv
schedule15:10 - 16 Prill, 2018
schedule 15:10 - 16 Prill, 2018