Pioli: Milani im po rritet, por lojtarët janë të sfilitur. Duam vendin e pestë

schedule08:32 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 13 Korrik, 2020

Milani vijoi momentin e mirë edhe kundër Napolit. Sfida e zhvilluar në “San Paolo” mbrëmjen e kaluar, u mbyll në barazim 2-2 dhe kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi pa humbje për kuqezinjtë mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.

Shtatë pikë përballë Lazios, Juventusit dhe ekipit të Gattusos nuk janë pak, teksa Stefano Pioli preku disa tema në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Ishte një ndeshje e vështirë, si për forcën e Napolit dhe për energjitë që shpenzuam kundër Juventusit.

Më pëlqeu ekipi në pjesën e dytë, u treguam të aftë të qëndronim në lojë, pavarësisht vështirësive. Jemi përballur me skuadrat më të forta në javët e fundit. Ibra i zemëruar për zëvendësimin? Është normale, ai e dinte që mund të bënim diçka më mirë. Unë kam qenë gjithmonë i bindur për cilësinë e lojtarëve të mi.

Duhet kohë për të krijuar një mentalitet të fortë dhe një stil të caktuar loje. Tani jemi një skuadër e vërtetë, jemi të vetëdijshëm dhe po e rrisim nivelin. Pika jonë e dobët ishin ndeshjet direkt, por tani po paraqitemi shumë mirë.

Gjithsesi, është shumë e vështirë të luash çdo tre ditë, lojtarët janë të sfilitur. Në ndeshjet e ardhshme do të bëj ndonjë ndryshim. Duam të kalojmë Romën dhe Napolin në renditje. Bennacer-Kessie? Po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme së bashku.

Theo Hernandez? E kam takuar gjatë një ndeshje Fiorentina-Real Madrid dhe më impresionoi. Theo është një futbollist fantastik, sulmon mirë, por duhet të përmirësohet në fazën defensive. Shkëlqeu kundër Callejon, ai është një lojtar i nivelit botëror“, deklaroi Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!