Artisti Franko Dine është rikthyer me artin e rrugës, ku kësaj here është frymëzuar nga situata e vështirë që është krijuar nga koronavirusi. Dine ka vendosur të realizojë një murale që përshkruan punën dhe lodhjen që po përjetojnë ata që ndodhen në frontin e parë kundër pandemisë.
Në një lidhje live në emisionin e mëngjesit në Abc News, ai tregoi përse zgjodhi të krijonte një murale të tillë. “Pjesa e pandemisë më ka frymëzuar për imazhe nga më të ndryshmet. Fasada ka të bëjë në lidhje me heronjtë si e gjithë bota që iu dha mjekëve, policëve nëpër qytete, thashë po e bëj edhe unë imazhin tonë. Êshtë një fëmijë që po fle gjumë i qetë dhe ka 3 postera aeriomeni, supermeni dhe policët. Fëmija po fle i qetë, dhe dikush atë e mbron. Kjo është ideja që doja të jepja.”, tha Dine.
Ai vendosi ta ndërtojë muralen në të njëjtën vend, ku pak kohë më parë pati krijuar një punim interesant që trajtonte një tjetër problem aktual, atë të ndotjes së mjedisit. “Ishte muralja “Tokë e helmuar” për ndotjen ndaj ambientit, për shkatërrimin e oqeaneve. U fshi, çdo personazh në imazh kishte një maskë. Kishte ndotje në kimikate, ishte shumë aktuale për kohën, ishte një ndër 90 punimet më të mira në botë për Ditën e Tokës.“, shtoi ai.
Përsa i përket pjesëve të zonave ku realizon projektet e tij, Dine tha se preferon të zgjedhë zona ku ka më shumë njerëz që mesazhi do të jetë më goditës. /abcnews.al/