Sot u zhvilluan tre sfidat e “play-out” në grupin B të Kategorisë së Parë. Elbasani fitoi në shtëpi 2-1 përballë Ilirisë, që gjeti golin e avantazhit në pjesën e parë me anë të Manellarit. Verdhebluve u bëri mirë pushimi dhe në 45 minutat e dyta erdhi përmbysja dhe fitorja.
Nuri shënoi dy herë brenda dhjetë minutave dhe i dhuroi tre pikë të rëndësishme ekipit të tij. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Elbasanin, që është ngjitur në kuotën e 31 pikëve.
Fitore arriti edhe Devolli në fushën e vet. Ekipi juglindor iu fal golit të Nallbatit në pjesën e parë për të mposhtur Shënkollin e vendit të fundit. Ndeshja tjetër midis Orikut dhe Turbinës u mbyll pa gola. /abcnews.al