Thaçi i kërkon Rusisë njohjen e pavarësisë

schedule13:54 - 16 Prill, 2018

schedule 13:54 - 16 Prill, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua në Prishtinë me Kryeministrin bullgar, Boiko Borissov. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Thaçi i bëri apel Rusisë që të njohë pavarësinë e Kosovës pasi nuk është një vend armik.

Kryeministri bullgar, Boiko Borissov, ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ky i fundit në konferencën e përbashkët për shtyp ka gjetur rastin t’i kërkojë Rusisë që të njohë pavarësinë e vendit. Thaçi është pyetur nga gazetarët bullgarë nëse Kosova do t’i bashkohet BE-së dhe SHBA-së për sanksione ndaj Rusisë. Kreu i shtetit është përgjigjur se Kosova është pjesë e qëndrimit të BE-së dhe SHBA-së dhe se dëshironte që Rusia të njohë vendin si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo, sipas tij, do të ishte ndihmë edhe për Serbinë.

Nga ana e tij kryeministri bullgar Boiko Borissov, vendi i të cili mban dhe presidencën e rradhës së Bashkimit Europian tha se duhen zgjidhur sa më parë mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradin. Borissov shtoi se sa herë takohet me Presidentin serb Vucic, ai flet sidomos për dialogun me Kosovën. Ai i tha Thaçit se së bahsku me homologun serb Vuçiç ndajnë një barrë të rëndë, por duhet të gjejnë një zgjidhje.

Borissov i kërkoi elitës politike të Ballkanit që t’i tejkalojnë mospajtimet, pasi sipas tij egoizmi i njërit shtet mund të shkaktojë dëme edhe për shtetet e tjera. Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës, Thaçi u shpreh se kishin rënë dakord së bashku me Borissov se Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Europian./abcnews.al