Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në xhami, Imzot George Frendo: Vendimi s’i shërben vlerave të bashkëjetesës

schedule20:14 - 12 Korrik, 2020

schedule 20:14 - 12 Korrik, 2020

Arqipeshkvi i Tiranë, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka reguar sot për vendimin e Erdoganit për kthimin e Shën Sofisë në xhami.

Në një deklaratë për mediat, Frendo shprehet se ky vendim nuk iu shërben aspak vlerave të bashkëjetesës, duke shtuar se po ashtu ka krijuar keqardhje në botë.

Ai shton se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

DEKLARATA:

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë. UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore.

Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre. Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

Të premten e 10 korrikut një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!