Rreth 400 milion euro fitime, Diego Simeone “minierë ari” për Atletico Madrid

schedule18:41 - 12 Korrik, 2020

schedule 18:41 - 12 Korrik, 2020

Diego Simeone mori drejtimin e Atletico Madrid 23 dhjetorin e vitit 2011 dhe prej asaj dite të ftohtë dimri shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. “Colchoneros” janë rritur shumë dhe prej vitesh janë një ndër skuadrat më të forta në botë.

Të mposhtësh djemtë e trajnerit argjentinas është një mision shumë i vështirë, teksa shtatë trofe janë fituar në kohën e “El Cholos”. Atletico ia doli dy herë të mbërrinte në finalen e Champions League, por në të dy rastet dështoi përballë Real Madrid.

Përveç rezultateve pozitive në fushën e blertë, Simeone i ka sjellë edhe fitimi marramendëse klubit spanjoll. Marca raporton se Atletico ka fituar 385 milion euro prej momentit që në pankinë u ul 50-vjeçari nga Buenos Aires.

Fitimi i trofeve dhe aktivizimet për çdo vit në turnetë evropiane, kanë ndikuar në rritjen e fitimeve të klubit iberik. E çuditshme është se sezoni më fitimprurës është 2018/2019. Edhe pse djemtë e Simeones u eliminuan në çerekfinalet e Champions League, klubi fitoi 80 milion euro.

Në dy rastet kur Atletico mbërriti në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në sezonet 2013/2014 dhe 2015/2016, Atletico fitoi nga 50 dhe 70 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!