Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Conte “presion” Interit, lista e dëshirave në merkato ka shumë yje!

schedule11:19 - 13 Korrik, 2020

schedule 11:19 - 13 Korrik, 2020

Antonio Conte nuk arriti të fitojë as Serie A, as Kupën e Italisë këtë sezon dhe i vetmi trofe që Interi mund të fitojë, është Europa League. Zikaltërit e Antonio COnte luftuan gjatë me Juventusin në kampionat, por humbën gjatë rrugës, ndërsa në Kupën e Italisë, u eliminuan në gjysmëfinale nga Napoli.

Sezonin e ardhshëm, Conte do të synojë sërish të rikthejë Interin në krye të Serie A dhe si pasojë, ka bërë gati një listë dëshirash në merkato, që ka në përbërje shumë yje. N’Golo Kante, Emerson Palmieri, Edin Dzeko dhe Gabriel Jesus janë lojtarët që Conte dëshiron.

Kante është ndër më të mirët në botë dhe vështirë se Chelsea mund ta lërë të lirë, ndërsa Emerson dhe Dzeko, shihen si blerje më të lehta. Ndërsa për Gabriel Jesus, zërat duken disi të pakuptimtë, pasi Guardiola e konsideron sulmuesin brazilian si të ardhmen e Manchester Cityt. Zhvillime të tjera priten…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!