Këtë të diel kanë mbërritur nga Italian me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi rreth 450 pasagjerë. Ky është numri më lartë që pas nisjes së punës së trageteve pas bllokimit nga pandemia. Gati dyfish krahasuar me ditët e mëparshme.
Shumica kanë mall për të afërmit ndaj dhe u kthyen në Shqipëri. Ndërsa të tjetër për të rinovuar dokumentet e identifikimit.
“Kam ardhur të takohem me njerëzit e mi. Kam një thirrje për politikanët. Të vijnë të shohin se çfarë bëhet. Ky është një turp”, shprehet një qytetar.
Gjithsesi lëvizja vazhdon të jetë e kufizuar pasi vetëm shtetasit shqiptarë të cilët janë rezidente në Itali apo të huajt mund të hyjnë përmes transportit detar në vendin tonë. Gjithashtu një italian foli për kamerat e Abc News, i cili tregoi se kishte ardhur për pushime në Shqipëri.
“Erdha për pushime për dy javë. Tani po pres një mikun tim të vijë të më marrë” tregon ai.
Ndërsa nga pala shqiptare drejt Italisë mund të udhëtojnë vetëm qytetarë për arsye shëndetësore, diplomatë dhe ushtarakë./abcnews.al/