Barcelona humb një nga lojtarët e sulmit në fundin e sezonit. Antoine Griezman ka një problem muskulor në këmbën e djathtë dhe kjo është konfirmuar nga vetë klubi katalanas, që ka dalë me një komunikatë në rrjetet sociale.
Trajneri Quiquie Setien do të duhet t’i bëjë llogaritë pa kampionin e botës në ndeshjet e tjera të kampionatit, sikurse raportojnë mediat në Spanjë. Rreziku është ta ketë mbyllur sezonin aktual, por duhet pritur për të mësuar më shumë mbi dëmtimin e Griezmann.
Në muajin gusht Barcelona do të vijojë garimin në Champions League dhe objektivi është që të kalojnë Napolin dhe më pas të tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij trofeu të rëndësishëm në garën për klube në kontinentin europian. /abcnews.al
❗[LATEST NEWS] Tests this morning have shown that Antoine Griezmann has a quadriceps muscle injury in his right leg. He is not available for selection and the evolution of the injury will condition his availability.https://t.co/G7caKZS9Io pic.twitter.com/7jxrypVRsj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2020