Shpikja më e fundit nga kompania “Urban Aeronautics” mund të jetë e ardhmja e transportit. Kompania izraelite ka krijuar makinën fluturuese elektrike “CityHaëk”, e pajisur me një sistem karburanti prej hidrogjeni. Me një kapacitet prej 6 vendesh, CityHawk me një shpëjtësi të lartë prej 201 km/ orë, si dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë me një distancë deri në 161 km.
Kompania po bashkëpunon me HyPoint, për dizajnin e sistemit të karburantit me hidrogjen. CityHaëk përbëhet nga dy rezervuarë hidrogjeni, që do të fuqizojnë dy motorët elektrikë me fuqi maksimale 952 kf. Motorët kanë rotorë të brendshëm të teknologjisë “Fancraft”, të cilat përmirësojnë qëndrueshmërinë e mjetit fluturues, dhe ulin zhurmën që vjen prej tyre.
“U mahnitëm me gjeneratën e ardhshme të automjeteve fluturuese që po zhvillohen nga Urban Aeronautics, si dhe angazhimin e saj për energjinë hidrogjen, dhe mezi presim të punojmë me ta në këtë projekt.”, tha Alex Ivanenko, themeluesi i HyPoint.
Përsa i përket sistemit të sigurisë, CityHawk do të përdorë parashutën në raste emergjence. Sidoqoftë, për të parë realitetin e ri në udhëtimet urbane, duhet të presim të paktën deri në fund të dekadës. /abcnews.al/