Kategoria e Parë/ Fitore jetike për Dinamon, Apolonia nderon… Lushnjën

schedule20:38 - 11 Korrik, 2020

schedule 20:38 - 11 Korrik, 2020

Sot u zhvilluan ndeshjet e radhës në Kategorinë e Parë. Besëlidhja dhe Korabi nuk gabuan në sfidat e sotme shtëpiake në grupin A. Lezhjanët iu falën dygolëshit të Hoxhës në minutat e fundit për të mposhtur Kastriotin e rikthyer në Superiore.

 

Dy ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Parë

3-0 triumfoi Korabi ndaj Erzenit. Edhe në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi, golat u shënuan në pjesën e dytë. Besëlidhja vijon të renditet e dyta (pozicion që të dërgon në duelin “play-off” me ekipin e dytë të grupit B) me 38 pikë, ndërsa Korabi qëndron i treti me tre pikë më pak.

 

Renditja e grupit A të Kategorisë së Parë

Në këtë grup u luajtën edhe dy sfidat e “play-out”. Dinamo iu fal golit të Kolgegës në minutën e 70-të për të siguruar një trepikësh jetik në Burrel. 0-1 fituan kryeqytetasit jashtë fushe, duke parakaluar Tërbunin. Ndeshja tjetër midis Egnatias dhe Veleçikut u mbyll pa gola.

 

Rezultatet e ndeshjeve “play-out” në grupin A
Renditja e grupit A të Kategorisë së Parë

Në dy duelet “play-off” të grupit B u shënuan 12 gola. Apolonia ka siguruar ngjitjën në Superiore dhe nuk nënvlerësoi aspak përballë Pogradecit, në garë për vendin e dytë. 2-2 u mbyll sfida e luajtur në “Loni Papuçiu”, rezultat nga i cili përfitoi Lushnja.

 

Rezultatet e grupit B të Kategorisë së Parë

Lagunarët shënuan pesë gola në fushën e Besës, fituan 3-5 dhe u rikthyen në shtëpi me tre pikë. Lushnja renditet e dyta me 44 pikë, ndërsa Pogradeci ndjek me një pikë më pak. /abcnews.al

 

Renditja e grupit B të Kategorisë së Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!