Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

5 raste të reja në Gjirokastër, pedagogia infekton familjen dhe të afërmit

schedule10:12 - 11 Korrik, 2020

schedule 10:12 - 11 Korrik, 2020

Në Gjirokastër janë konfirmuar 5 raste te reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Gazetari Orgest Sako bën të ditur për abcnews.al se rastet e reja janë familjarë, dhe kontakte të afërta të pedagoges, e cila doli pozitive dy ditë më parë.

Mësohet se janë infektuar bashkëshorti, 2 fëmijët, nipi dhe një tjetër pedagoge e fakultetit të Ekonomisë. Ndërkaq, departamenti ku ka dhënë mësim pedagogia është mbyllur.

Prej javësh situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 90 raste dhe dy humbje jete tek spitali Infektiv. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!