Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e cilëson të paparanueshme situatën ku ndodhet mjedisi në vendin sot. Ndërsa e krahason me anën tjetër të kufirit, Klosi i bën apel qytetarëve të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e zonave bredetare dhe brigjeve të lumenjve.
Pastrimi nisi nga grykëderdhja e Bunës. Skaji më verior i detit Adriatik ishte ndalesa e parë e të rinjve vullnetarë të angazhuar në aksionin e pastrimit me fokus bregdetin dhe shtretërit e lumenjve si zonat ku ndër vite janë depozituar mbetjet urbane.
“Sezon i bukur turistik që fillon që në fillim të muajit maj dhe vazhdon për 5-6 muaj të tjerë është i papërputhshëm me këtë situatë që ka bregdeti ynë”.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit i bëri thirrje qyetarëve dhe bizneseve të përfshihen në organizimet e ndërmarra javën e Tokës që nis më 16 Prill dhe kulmon më 22 Prill.
“Të gjithë ata të cilët kanë mundësi të vijnë e të bashkohen me të rinjtë për të bërë një ditë, qoftë një orë, qoftë një moment të punojnë të pastrojnë dicka pasi është një situatë krejtësisht alarmante, është një diferencë e papranueshme ndërmjet anës këtej të kufirit të lumit Buna në tokën shqiptare dhe një pasuri përrallore, një bukuri e zhvillim ambjentalist dhe po ashtu turistik në pjesën e Malit të Zi”.
Pak ditë më parë, kryeminsitri Edi Rama i kërkoi kryebashkiakëve të ashpërsojnë gjobat për ndotësit e mjedisit, ndërkohë bizneset që derdhin ujërat e zeza në det kanë kohë deri më 1 Qershor për të marrë masa./abcnews.al