Rëshqitjet e dherave vrasin 23 persona, kërkohet për të zhdukurit

schedule08:10 - 11 Korrik, 2020

schedule 08:10 - 11 Korrik, 2020

Të paktën 23 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave në Nepalin perëndimor, thanë zyrtarët.

Nëntë njerëz u vranë dhe më shumë se 30 u zhdukën në rrethin Myagdi, 200 km (në veriperëndim të kryeqytetit Kathmandu, ku disa shtëpi u shkatërruan të Premten, tha administratori i rrethit Gyan Nath Dhakal.

“Numri pritet të rritet pasi ekipet e shpëtimit sapo kishin arritur në vendin e largët për të kërkuar trupat e zhdukur,” tha Dhakal, duke shtuar se 50 njerëz ishin bllokuar.

Në rrethin fqinj Kaski, u vranë shtatë persona, tha një zyrtar i dytë i qeverisë në qytetin turistik të Pokhara.

Ndërsa, shtatë të tjerë u vranë në rrethin Jajarkot në perëndimin e largët.

“Ne jemi në kërkim të tetë personave që janë ende të zhdukur,” tha Kishore Shrestha, një zyrtar i lartë i policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!