Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Artistja nga Kosova ka marrë gjithmonë vëmendjen për bukurinë dhe thjeshtëzinë që e karakterizon.
Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set fotografik, ku si gjithmonë shfaqet tepër joshëse dhe e kuruar deri në detaj. Fotot e publikuara në Instagram morën menjëherë vëmendjen e ndjekësve të këngëtares, ku nuk kanë munguar as komplimentet e shumta.
“Kurrë mos u plaksh, këngëtarja më e mirë e të gjithë kohërave në të gjithë Shqiptarinë“, ka shkruar një ndjekës krahas postimit të këngëtares. Madje, ka patur nga ata që e kanë krahasuar këngëtaren edhe me Elvana Gjatën.
“Je shumë e mirë!! Këtu tek kjo foto ngjan shumë me Elvana Gjatën.”, ka shkruar një ndjekës. Përsa i përket prurjeve muzikore, Leonora prej kohësh nuk ka qenë aktive, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj nëse po punon për të sjellë diçka këtë verë. /abcnews.al/