Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka folur jashtë selisë së Kuvendit pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të mbështetur në parim hapjen e listave që ndalon edhe koalicionet parazgjedhore.
Murrizi tha se nuk do të votohet Kodi Zgjedhor pa u miratuar në Kuvend propozimi i opozitës paralamentare për ndryshimet kushtetuese.
“Do të shihni që do ulen me këmbë në tokë edhe shumë të tjerë që kanë kërkuar të firmosin për hatër të Europës dhe Amerikës. Ne nuk e kemi qëllim të ruajmë monopolin e karrigeve tona në parlament.
Rama nuk miraton asgjë në konferencë shtypi. Votimi në parim në komision është një votë pro. Unë as kam pasur rezerva për 5 qershorin dhe as nuk kam. Kjo hap rrugë për një kod të ri zgjedhor. Nuk mund ta votojmë paraprakisht kodin pa u bërë ndryshimet kushtetuese.
Nuk mund të bëhet fejesa pas dasme. Do të jetë kusht që numëruesit e vullnetit të qytetarëve në kutitë e votimit duhet të jenë apolitikë”, tha Murrizi./abcnews.al