Rama: Fitorja më e madhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE, do të dëshiroja të isha bashkë me PD-në

schedule14:16 - 10 Korrik, 2020

schedule 14:16 - 10 Korrik, 2020

Edi Rama këtë të premte në konferencën e tij më gazetarët është shprehur se rruga e tij e vetme është arritja e ambicies dhe e qytetarëve shqiptare.

Pyetjes së gazetares së Abc News, Esiona Konomi nëse do ta bëjë kryetarin e PD-së, Bashën pjesë të fitores së tij në një koalicion të përbashkët pas zgjedhor për qeverinë e ardhshme, shefi i qeverisë ka thënë se e mirëpret çdo rrugëtim të përbashkët drejt BE-së

“Fitorja ime është që Shqipëria të vijojë të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit evropian dhe pjesë të kësaj fitoreje do të dëshiroja të kisha bashkën dhe PD-në dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Rama.

LEXO EDHE: “A synon të bëhesh mbret me hapjen e listave?!”, Rama: Nuk punoj për humbjen e PS

Gjithashtu ai është shprehur se PD-ja dhe LSI-ja janë një realitet politik në vendin tonë por e rëndësishme në të gjithë këtë është realiteti sovran që është vetë populli.

Sipas tij parlamenti i Shqipërisë është legjitim dhe sovran, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme ai ka theksuar se një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Diskutimi për të hapur listat ka filluar shumë kohë më parë po të shikosh seancat e parlamentit ka qenë një avaz i përditshëm, nuk ka filluar sot dhe nga ana tjetër e thashë dhe në takimin e kaluar pas takimit të dytë me opozitën parlamentare, parlamenti i Shqipërisë duan apo jo ato që e braktisin është legjitim dhe sovran. Vërtet ka realitete politike brenda dhe jashtë parlamentit por realiteti më i madh është realiteti i popullit shqiptar që në një shumicë dërrmuese tashmë do të ketë të drejtë që të vendosë gishtin dhe mbi deputetin dhe jo vetëm të partisë, nëse ne e dëmtojmë këtë proces dëmtoj figurën e PS-së para popullit dhe unë nuk jam këtu për të krijuar këtë kosto për PS-në por për të njehsuar vizionin e ambiciet e qytetarëve me partinë .Zgjedhje të parakohshme vendore në raport kombëtar nuk ekziston, në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë pasi duhet që të respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit”, është shprehur ndër të tjera. /abcnews.al