Zëvendës ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh zv.sekretar për bashkëqeverisjen dhe aleancat në PS, Petro Koçi ka shpallur platformën e tij si kryetar i PS, në njësinë nr.6 në Kombinat.
Koçi i cili zëvendëson në këtë zonë ish ministrin Saimir Tahiri, ka deklaruar se struktura aktuale e administrimit të partisë në baze njësie është jashtë realitetit dhe e vjetruar.
Ai ka bërë të ditur se ka ardhu koha për një modernizim organizativ në këtë njësi, pasi struktura aktuale është që në vitin 1992.
“Prandaj kam vendosur të institucionalizojme me drejtuesit e PS Tirane 5 deri ne 6 nënndarje të strukturës organizative nëpërmjet zgjedhjes se 5 apo 6 koordinatoreve përkatës në përbërje të Këshillit Zonal të cilëve do t’u bashkangjiten edhe ekipet e të deleguarve që janë nën drejtimin e Blerinës tone si drejtuese politike”, shprehet Koçi.
E plotë nga Petro Koçi:
Mbreme ne shtabin politik te PS Kombinat:
Ta shkundim te vjetren!
Struktura aktuale e administrimit te partise ne baze njesie eshte jashte realitetit, e vjeteruar sa vete viti 1992, kur ne krijuam Keshillat Zonale me qellim koordinativ te cilat do pergjigjeshin per rreth 10 deri 15 organizata.
Peshes se PS ne nivel njesie ne Tirane i duhet dhene permase kombetare edhe nepermjet ndryshimeve statutore. Por deri sa te mbrrijme aty kemi nevoje te formalizojme brenda hapesires aktuale statutore zgjidhje strukturore qe i japin funksionimit tone fuqine e munguar.
Duhet te rrisim efikasitetin organizativ te PS ne zone nepermjet:
a, rritjes se kapacitetit koordinativ
b,shtimit te shpejtesise se veprimit organizativ
c,permiresimit te burimeve njerezore
Ne kemi pergjegjesi drejtimi jo per 10, por per rreth 50 organizata, 100 bashkekryetare te tyre dhe 200 apo me shume drejtues te ketyre organizatave ku pershihen edhe sekretaret.
Kombinati ka rreth 77.00 mije banore formale dhe rreth 60.000 votues. Pra pesha politike dhe elektorale tejkalon edhe ate te disa ish rretheve te marra sebashku. Jane te domosdoshme ndryshimet STRUKTURORE.
KESHILLI ZONAL NUK MJAFTON. DO DUHEJ TE KISHIM RRETH 6 KESHILLA ZONALE.
Prandaj kam vendosur te institucionalizojme me drejtuesit e PS Tirane 5 deri ne 6 nenndarje te struktures organizative nepermjet zgjedhjes se 5 apo 6 koordinatoreve perkates ne perberje te Keshillit Zonal te cileve do tu bashkangjiten edhe ekipet e te deleguarve qe jane nen drejtimin e Blerines tone si drejtuese politike.
Kjo do ti jape zhdervjelltesi funksionimit tone, me teper frymemarrje dhe shpejtesi organizative.
Nga ana tjeter eshte e rendesishme te kuptojme qe krahas punes per shtimin e anetaresise do na duhet ne rradhe te pare te veme ne levizje me fuqi te plote perberjen aktuale te partise.
Bashke me Blerinen nga e hena fillojme takimet me drejtuesit e organizatave. Epidemia na pengon shume ne kete faze te punes tone, sepse garantimi i shendetit te komunitetit kerkon zbatim rigoroz te rregullave mjekesore. Por jam i bindur se veprimtaria e PS Kombinat do fuqizohet dukshem. Do respektojme traditat me te mira politike te kesaj njesie nder vite.
Qeveria dhe Bashkia po rindertojne nje Kombinat modern. Moderne duhet te jete edhe pergjigjia politike, organizative dhe elektorale e partise ne zone.