Jeta në kohët moderne ka shumë faktorë të cilat na rëndojnë mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse ne lejojmë që këto aspekte negative të jetës të ndikojnë tërësisht te ne, mund të sëmuremi fizikisht madje të lëndojmë të tjerët me negativitetin tonë. Prandaj, është e domosdoshme që të gjithë të mësojmë të kujdesemi për mendjen, trupin dhe shpirtin tonë, shkruan Power of Positivity.
Një mënyrë se si mund ta heqim barrën e negativitetit nga supet është të jemi të vetëdijshëm që veprimet tona sjellin pasoja. Më konkretisht, ne mund të praktikojmë ligjet e karmës dhe t’i përdorim ato në formën e paqes.
Karma tregon në thelb të saj se e mira kthehet në të mirë dhe e keqja në të keqe, dhe jeta është një shkëmbim i vazhdueshëm i shkakut dhe pasojës. Ndërsa praktikojmë ligjin e karmës, ne mund të gjejmë paqen e brendshme e cila nënkupton shëndet dhe fizik më të mirë.
10 ligjet e karmës
Ligji i 1- Ligji i madhështisë
I njohur si Ligji i Shkakut dhe Pasojës ky ligj në thelb tregon se ju do të merrni atë që jepni. Me fjalë të tjera, nëse përcillni pozitivitet dhe lumturi për të tjerët do të merrni të njëjtën gjë.
Ligji i 2- Krijimi
Gjërat e mira dhe të këqija, nuk ndodhin pa asnjë arsye. Prandaj, duhet të krijoni gjërat e mira dhe pozitive që dëshironi të keni në jetën tuaj.
Ligji i 3- Përulësia
Duhet të jetoni duke pranuar se jeta ka momente të mira dhe të këqija. Mos u fokusoni te e keqja, përndryshe ato ndjenja negative do të mbeten tek ju.
Ligji i 4- Rritja
Duhet të kuptoni se vetëm ju keni kontroll mbi vetveten. Ne nuk mund të ndryshojmë rrethin tonë, qofshin njerëzit apo mjedisin tonë. Sidoqoftë, ne mund të ndryshojmë atë që kemi në zemrat dhe mendjet tona.
Ligji i 5- Përgjëgjësia
Nëse mendoni se diçka nuk po shkon siç ju dëshironi, duhet të dini se shumica e konflikteve janë brenda nesh. Ne përfaqësojmë atë që është rreth nesh,dhe kjo pasqyron karakterin tonë. Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësi për gjërat në jetën tonë.
Ligji i 6- Ndërveprimi
Gjithçka në univers është e lidhur me njëra-tjetrën. Edhe nëse diçka duket e parëndësishme, ajo përfundon ciklin e saj në momentin që do në nisi një gjë e re. Çdo fazë e një projekti në jetën tonë është po aq e rëndësishme sa ajo para ose pas tij.
Ligji i 7- Përqëndrimi
Askush nuk mund të përqendrohet në më shumë se një detyrë në të njëjtën kohë. Përpjekja për të bërë shumë punë njekohësisht do të rrisë negativitetin prandaj përqëndrohuni në një detyrë.
Ligji i 8- Këtu dhe tani
Kthimi pas në të shkuarën na pengon të jetojmë jetën sot dhe të rritemi si individ.
Ligji i 9-Ndryshimi
Ne jemi të destinuar të veprojmë shpeshherë njësoj derisa të marrim mësimet e nevojshme për të ndryshuar rrugën e jetës tonë.
Ligji i 10-Durimi dhe shpërblimi
Të gjitha shpërblimet në jetë vijnë me një çmim. Paqja dhe lumturia e vërtetë vijnë kur ne bëjmë atë që ne duam dhe presim me padurim shpërblimin.
Përfitimet
Prej ligjeve të karmës ka shumë përfitime. Në fund të fundit, kjo do t’ju ndihmojë të largoni stesin nga jeta tuaj, e cila gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj duke ulur tensionin e gjakut dhe kontrollin e hormoneve të stresit që shkaktojnë dëme në trupin tonë. Kjo do t’ju lejojë të shihni botën me sy të tjetër ndërsa negativiteti është zhdukur nga jeta juaj. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të përhapni paqen dhe mirëdashjen me të tjerët, të cilat do të fillojnë një cikël pozitivizmi për të gjithë.
Këshilla për praktikimin e ligjit Karma
Për të praktikuar ligjet e karmës, duhet të mbani mend disa koncepte themelore të thjeshta: 1. Jini të sjellshëm me veten. 2. Jini të mirë me të tjerët. Mos rrini veten mbi gjërat që nuk mund të ndryshoni Duke ndjekur këto këshilla, lumturia dhe paqja do të pranishme midis jush./abcnews.al