Rastet e reja në Elbasan nga bluzat e bardha, infektohen dy infermiere dhe një mjek

schedule12:49 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:49 - 10 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot tre raste të reja me të infektuar në Elbasan. Mësohet se rastet e sotme pozitive janë në radhët e bluzave të bardha.

Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews.al se të infektuar janë konkretisht dy infermiere dhe një mjek.

Infermieret janë te maternitetit,  ndërsa mjeku është i një qendre shendesore në Elbasan.

Ndërkaq, në spitalin e Elbasanit është mbyllur reparti i Gjinekologjisë. Lajmin  e konfirmoi në një intervistë për Abc News edhe mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi, i cili po ashtu është infektuar bashkë me bashkëshorten dhe janë karantinuar në shtëpi.

Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 90 raste të reja dhe dy humbje jete në spitalin Infektiv. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!