Modeli i njohur shqiptar Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë.
Lajmin e ka dhënë vetë Alessio përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar disa foto, ku në njërën shfaqet bashkëshortja me djalin, ndërsa në të tjerat shihet vetë modeli duke i prerë kërthizën bebushit të vogël.
Alessio ka treguar se e ka pagëzuar djalin me emrin Zayn Izaak Alia dhe ka lindur në të njëjtën ditë si gjyshja.
“Thonë që numri 3 është një numër magjik:
1/ nëna e 3 fëmijëve të bukur është shëndoshë e mirë
2/ Ardhja në jetë e djalit tim të vogël Zayn Izaak Alia.
3/ Nëna ime ka të njëjtën ditëlindje si djali im i vogël!
Ju dua të gjithëve, Zoti ju bekoftë!”, shkruan Aliaj.
Prej disa vitesh ai jeton në Australi me bashkëshorten dhe fëmijët, ku përveç modelingut është përfshirë edhe në industrinë e muzikës./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CCdJ3SRj1VL/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B_XFMohjjYW/


