Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekët bëjnë zbulimin dramatik tek të gjitha organet e të prekurve nga Covid-19

schedule12:37 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:37 - 10 Korrik, 2020

Ralph Ellis and Andrea Kane, CNN

Autopsitë te njerëzit që vdiqën nga koronavirusi po ndihmojnë mjekët të kuptojnë se si sëmundja prek trupin.  Nga rezultatet është arritur në përfundim se  zbulimet më të rëndësishme lidhen me mpiksjen e gjakut, sipas Dr Amy Rapkiewicz, kryetarja e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone.

Disa pacientë të diagnostifikuar me Covid-19 zhvillojnë  mpiksje të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike” nga Rapkiewicz.

Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku “në damarë dhe kanale të mëdha,” tha ajo.

“Ne vumë re se  mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla.

“Kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë, tha ajo. Studimi i Rapkiewicz u botua në fund të qershorit në revistën Lancet EClinicalMedicine, raporton abcnews.al

“Ne gjetëm mpiksje gjaku në zemër, në veshka, në mëlçi dhe në organe të tjera,” tha ajo. “Veçanërisht në zemër,ku  qelizat mieloide prodhojnë trombocitete që  shkaktojnë mpiksjen e gjakut”.

Studiuesit shpresojnë të zbulojnë se si këto qeliza ndikojnë në mpiksjen e damarëve  apo arterieve të gjakut, tha ajo. Por patologët janë habitur nga diçka që nuk arritën ta gjenin, raporton abcnews.al

Gjatë fazave të hershme të pandemisë, mjekët menduan se virusi do të shkaktonte infarkt miokardial. Por autopsitë kanë  treguar se mundësitë për të pësuar infarkt miokardial janë të pakta, tha Rapkiewicz.

Ajo tha se një nga “mundësitë” që patologët kanë pasur është shanci për të ekzaminuar organet e shumë viktimave nga Covid-19 dhe të zbulojnë se çfarë ndodh me organizmin  e tyre. Ajo shpjegoi se kjo mundësi që ata kanë nuk ishte e mundur të realizohej me H1N1 apo  shpërthimin e SARS./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!