Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vokshi: Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat vatër e infeksioni, të merren masa

schedule12:01 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:01 - 10 Korrik, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike  Albana Vokshi , këtë të premte ka denoncuar faktin se njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është kthyer në vatër e COVID19.

Vokshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se drejtori i këtij institucioni refuzon që ta mbyllë.

Ndër të tjera ish deputetja bën thirrje për mbylljen e këtij institucioni dhe kërkon dënimin e papërgjeshmerisë së drejtorit.

Postim i plotë:

Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore tê kujdesit Shëndetësot në Berat janë identifikuar 4 raste pozitiv me Covid19.

Urdhëri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektoriati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndesi.

Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive  infeksioni. Ministria e Shëndetësisë, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e saj për aq kohë sa është e nevojshme.

Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Cdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal.

Organi i akuzës të veprojë!!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!