Kina nis fushatë kombëtare për të luftuar zakonet e këqija të qytetarëve, gjoba për të paedukuarit

schedule08:27 - 10 Korrik, 2020

schedule 08:27 - 10 Korrik, 2020

Kina ka nisur një fushatë kombëtare në shkallë të gjerë për të luftuar zakonet e këqija të qytetarëve  të saj: të pështysh në trotuar, ngritja e bluzës dhe nxjerrja  e kërthizës nga ana e burrave, hedhja e mbeturinave nga dritarja dhe thashethemet në rrjetet sociale.

Gjithashtu do të jetë e ndaluar që të vraposh për të zënë një vend në autobus, një sipërmarrje e vështirë kjo në një vend me rreth 1.5 miliard banorë një pjesë e të cilëve përdorin transportin publik për të lëvizur. Tashmë të gjitha këto shkelje do të dënohen me gjoba shumë të kripura.

Për hedhjen e mbeturinave nga dritarja, nëse nuk gjendet autori i gjestit do të dënohet i gjithë pallati. Rasti më i fundit tregon se kur një vajzë e vogël u godit me një shishe të hedhur nga dritarja, u gjobitën të 448 banorët e pallatit. Disa nga rregullat e edukimit janë kodifikuar në paragrafin e parë legjislativ për sjellje të mirë dhe të sjelljes civile, që është miratuar së fundmi. Televizioni kinez ka publikuar dhe spotin përkatës: një vajzë prezanton të fejuarin e saj për të marrë leje për martesë nga babai, por babai prezantohet me kërthizë përjashtë. Dhëndri tmerrohet, largohet me vrap. Martesa nuk bëhet më dhe nusja shpërthen në lot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!