Milani nuk është më ai i dikurshmi. Jo vetëm në fushë, por dhe në aspektin ekonomik. Kuqezinjtë kanë përfituar vetëm 231 milion dollarë vitin e shkuar, duke u renditur në vend të 21-të në botë. Shefi i të ardhurave, Casper Stylsvig, ka një plan për të rikthyer Milanin në një super-fuqi ekonomike, si dhe të shtojë numrin e tifozëve nëpër botë.
Ai u shpreh: “Kemi biseduar me Liverpool, për të ndjekur shembullin e tyre. Ata kaluan të njëjtën rrugë që ne po kalojmë tani. Kush e mendonte Liverpoolin para 5 vitesh se do të ishte kjo super-fuqi që është sot?
Duam të kemi tifozeri në të gjithë botën, pasi ndikon direkt në të ardhurat e klubit. Duam të bashkëpunojmë me Jay Z, me kompaninë Roc Nation, për të bërë koncerte nëpër botë ku do të përfaqësohen dhe ngjyrat e kulturat e klubit tonë”, tha Stylsvig./abcnews.al