Fundi i sezonit do të sjellë ndryshime te Real Madrid. Një ndër lojtarët me valixhe gati është Luka Jovic, sulmuesi për të cilin “Los Blancos” shpenzuan 60 milion euro një vit më parë.
Milani dhe Interi e duan në Itali dhe shpresojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit serb në formë huazimi. Opsion që përjashtohet nga kryesuesit e La Liga-s. Marca raporton se Reali pranon vetëm shitjen e plotë të 22-vjeçarit dhe kërkon 50 milion euro për ta lënë të lirë.
Jovic erdhi verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt, por nuk ia ka dalë të lërë gjurmë tek ekipi i ri. Jovic numëron 25 ndeshjeve në total në të gjithë kompeticionet dhe ia ka dalë të dërgojë vetëm dy herë topin në rrjetë. /abcnews.al