Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Jemi në vështirësi, të luftohet informaliteti dhe falet taksa

schedule11:36 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:36 - 9 Korrik, 2020

Shoqata e Transportit Publik Ndërqytetas ka kërkuar që qeveria të rishikojë kërkesat e tyre pasi ato janë në vështirësi dhe e kanë të pamundur që të vijojnë me shërbimin.

Në një konferencë për mediat përfaqësuesi i shoqatës Kujtim Mema, ka bërë dy kërkesa që sipas tij janë më të nevojshme të luftohet informaliteti dhe të falet taksa e bashkisë.

Ai shprehet se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ato pas 10 ditësh paralajmërojnë protesta para bashkisë dhe ministrisë.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë.  Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashkia na i solli zarfin. I kërkoj këshilli bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.  Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, siç është informaliteti“, është shprehur ai.

Transporti informal duket se është dhe një ndër problemet me të cilën ndeshen operatorët e transportit ndërqytetas, të cilët kërkojnë nga qeveria që të merren masa për këtë.

Ka 15 ditë që operatorët kanë futur para nga xhepi, duhet informaliteti atje janë bërë transporte në tiranë, ku secili ndiqet për qef të tij nuk mundët që një shtet të mos e kontrollojë një gjë ë tille. Ne paguajmë para e taksa shteti duhet ta shikojë me kujdes. Janë 10 fëmijë familje në transportin ndërqytetas. Blendi Gonxhe është mundur të na mbishtesë po duket se gjërat duhet të rishikohen nga lartë. Ne mendojmë se do ta mendojnë një gjë të tillë pasi janë njerëz të mençur në krye të bashkisë. Ne nuk do të rimbyllemi por pas kësaj konference dhe nëse nuk plotësohen kushtet ne do të reagojmë. Transporti informal po na mbyt”, ka thënë ndër të tjera përfaqësuesi i transportit publik ndërqytetas.

Ndërkohë ato kanë theksuar se nëse nuk do të ulet taksa, atëherë do të ngrenë çmimin e biletës së transportit./abcnews.al