Dy të infektuar në DSHP, ku janë rastet e reja me koronavirus në Berat

schedule11:21 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:21 - 9 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot katër raste të reja me koronavirus në Berat. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se dy prej rasteve janë sërish në drejtorinë e Shëndetit Publik në këtë qytet.

Ndërkohë, një rast tjetër është një fasoneri. Po ashtu një infermiere në Urën Vajgurore ka rezultuar pozitive me Covid-19.

LEXO EDHE: Situatë e rëndë tek Infektivi, 82 raste të reja brenda ditës

Sot u konfirmuan 82 raste te reja në të gjithë vendin. Për herë të parë pas shumë ditës ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë humbje jete në Infektiv.

Megjithatë, situata në spitalin Infektiv është e rënduar. Aktualisht në spital janë 84 të shtruar, 11 prej tyre në terapi intensive dhe 6 të intubuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!