Studiuesit e Shoqatës Ornitologjike Shqiptare kanë zbuluar tri fole të reja të Grifshës së detit (Corracias garrulus).
Gjatë monitorimeve të ditëve të fundit, ata i kanë vërejtur në tri vendndodhje të ndryshme, por jo larg njëra-tjetrës.
Në njërën vendodhje Grifsha shoqërohej nga Gargujt të cilët kishin ndërtuar koloninë aty pranë, në një tjetër në shoqërinë e shpendëve të tjerë kolonialë ndërsa në të tretën ishte e vetme dhe e pa shqetësuar.
Theksojmë që Grifsha e detit në vendin tonë mban një status të rrezikuar në mënyrë kritike dhe këto lajme janë shpresëdhënës për rimëkëmbjen e popullatës folezuese të këtij lloji në vendin tonë./abcnews.al




