Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës mbrëmjen e së mërkurës. Abcnews.al mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një tjetër tip “Smart” si dhe një motor.
Mësohet se mjeti tip “Mercedes-Benz” ka goditur fillimisht pjesën e pasme të mjetit tip “Smart” dhe ka humbur kontrollin duke përplasur një këmbësor dhe më pas është përplasur edhe me motoçikltën.
Për pasojë janë lënduar tre persona, burrë e grua që udhëtonin me motor dhe një këmbësore tjetër.
Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës ku gruaja mësohet se është në gjendje më të rënde për jetën. /abcnews.al/

