Për shkak të rritjes të nivelit të përhapjes së Covid-19 në shtetet e rajonit, Maqedonia e Veriut do të vendosë kufizime të reja në pikat kufitare.
Komisioni për Sëmundjet Infektive i ka propozuar qeverisë që të marrë masa me testime kundër koronavirusit për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Mali të Zi, duke përjashtuar Shqipërinë.
Propozimi konsiston në dorëzimin e një testi PCR negativ nga qytetarët që vijnë nga këto shtete. Qytetarët duhet të posedojnë një test me rezultat negativ për Covid-19, i cili është marrë brenda 24 orëve të fundit.