Majk ‘thumbon’ bluzat e bardha: Kam dyshuar që ju as testet nuk dini t’i bëni

schedule12:09 - 8 Korrik, 2020

schedule 12:09 - 8 Korrik, 2020

Këngëtari i njohur Majk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai nuk nguron që herë pas here të shpreh edhe mendime për çështje të aktualitetit.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Majk ka ‘thumbuar’ sistemin shëndetësor në vend lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Reperi është shprehur se dyshon gjithnjë se nuk dinë t’i bëjnë testet për koronavirusin.

“Gjith kom dyshu qe ju as testet sdini mi bo”, janë fjalët e Majk.

Duket se ky reagim i Majk erdhi pas lajmit se Gjermania nuk i njeh testet për COVID-19 që kryhen në Kosovë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Majk është “Zhytem (Je t’aime), të cilin e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin.