Shumë po flitet për të ardhmen e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Qëndërmbrojtësi ka disa muaj se përflitet për një largim nga napoletanët, ku Liverpool është destinacioni më i përmendur nga mediat. I fundit që ka folur për këtë çështje është ish-portieri i “The Reds”, Alex Manninger, i cili shprehet se senegalezi do të ishte partneri ideal për Virgil Van Dijk.
”Çdokush që transferohet tek Liverpool rritet shumë profesionalisht. Koulibaly do të ishte një armë më shumë për Kloppin si dhe ekipi do të ishte më i sigurt në mbrojtje. Mendoj se ai do të ishte partneri ideal për Van Dijk”, deklaron Manninger për programin italian “Taca La Marca”, ku rithekson dhe një herë se ishte nder për të që e mbylli karrierën te Liverpool.
Koulibaly ka shkëlqyer me Napolin në Seria A, ku numëron më shumë se 200 ndeshje me napoletanët. Gjithçka do të varet nëse të besuarit e Gennaro Gattusos do të arrijnë një vend në Champions League, që deri më tani duket e pamundur dhe Liverpool është gati të përfitojë. /abcnews.al