Kombëtarja shqiptare ka gjetur kundërshtarin edhe për një tjetër ndeshje miqësore këtë vit. Bëhet fjalë për përballjen ndaj Uellsit, që do të luhet në 20 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dijë se është arritur marrëveshja me Federatën e Uellsit, ndërsa do të kërkohet edhe kundërshtari për një tjetër miqësore.
Shqipëria luan në Ligën e Kombeve në një grup me 3 skuadra, ndaj për të plotësuar kalendarin, duhet të zhvillojë dy ndeshje të tjera përgatitore. Besohet se Uellsi është zgjedhur për t’u përgatitur për takimet ndaj Skocisë, një tjetër ekipi britanik që ka lojë të ngjashme me uellsianët. /abcnews.al