Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, shënoi në takimin kundër Leicester, që u mbyll në barazim 1-1. Ky gol, ishte i 20-ti në Premier League për bomberin nga Gaboni, si dhe i 23-ti në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Nuk është hera e parë që Aubameyang arrin në kuotën e 20 golave në një sezon, pasi në 8 vitet e fundit, ia ka dalë 7 herë që të shënojë një kuotë të tillë ose më shumë, duke treguar një uri të jashtëzakonshme për të tundur rrjetën.
Vetëm në sezonin 2013/14, Aubameyang nuk ia ka dalë të kalojë kuotën e 20 golave, duke u ndalur me 16. E kuptueshme, pasi atë sezon luante si sulmues i dytë pas Lewandowskit te Borussia Dortmund./abcnews.al
Pierre-Emerick Aubameyang has scored 20+ goals in seven of the last eight seasons:
✓ 12/13: 21 goals
✘ 13/14: 16 goals
✓ 14/15: 25 goals
✓ 15/16: 39 goals
✓ 16/17: 40 goals
✓ 17/18: 31 goals
✓ 18/19: 31 goals
✓ 19/20: 23 goalsIt’s what he does. pic.twitter.com/i1bTXzsd5L
— Squawka Football (@Squawka) July 8, 2020

