Vlora këtë të mërkurë ka shënuar 5 raste të reja me koronavirus.
Burime për Abc News bëjnë me dije se një nga rastet e konfirmuara është një qytetar i cili kishte udhëtuar nga Durrësi në Vlorë, i cili ka bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitiv. Ndër të tjera mësohet se pas marrjes së përgjigjes është larguar sërish për në Durrës.
Ndërkohë raste e tjera të konfirmuara pozitivë në qytetin bregdetar të Vlorës janë kontakte të rasteve të mëparshëm të konfirmuar me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 68 raste pozitivë me Covid në vendin tonë dhe dy humbje jete, duke e çuar në 83 numrin e viktimave.