Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Hoshtimë.
Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcneës.al